Vdekja e Matthew Perry, 5 persona vihen nën akuzë, e furnizuan me sasi të madhe ketamine

Nga A2 CNN
16 Gusht 2024, 11:40 | Showbiz

Vdekja e Matthew Perry, 5 persona vihen nën akuzë, e furnizuan me sasi

Pesë persona janë vënë nën akuzë në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit.

Prokurori Martin Estrada njoftoi për ngritjen e akuzave duke thënë se mjekët e furnizuan Perry-n me sasi të madhe të ketaminës dhe madje gjatë një bisede ata shprehshin se ish-ylli i Friends ishte gati të paguante.

Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq. 

Aktori Perry për dekada kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos