I shpallur në kërkim në Kosovë, arrestohet Noizy

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 07:34 | Showbiz

Policia e Shtetit ka vënë në pranga këngëtarin e njohur Noizy (Rigels Rajku), i cili disa ditë më parë ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare në lidhje me një sherr të dhunshëm që ndodhi në një diskotekë në Pejë, ku pati një përleshje mes disa personave.

Sipas të dhënave, Noizy është ndaluar në zonën e Shëngjinit teksa ishte duke shkuar të përformonte në një lokal në qytetin bregdetar.

Noizy ka deklaruar më herët në rrjetet e tij sociale se nuk ka qenë i përfshirë në sherrin me personazhin e TikTok Medi Iseni, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit në Pejë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dhe reperin tjetër shqiptar Stresi dhe DJ Crax. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos