Producenti Jon Landau, fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Titanic dhe Avatar, ka vdekur në moshën 63-vjeçare. Sipas mediave ndërkombëtare, Landau vdiq të premten pasi jetoi me kancer për më shumë se një vit.
Landau ishte djali i producentëve të Hollivudit Ely dhe Edie Landau dhe për një kohë ishte ekzekutiv në kompaninë e prodhimit të filmit 20th Century Fox, duke mbikëqyrur filmat duke përfshirë The Last Of The Mohicans dhe Die Hard 2.
Krahas Cameron-it, ai ndihmoi në krijimin e hitit të vitit 1997, Titanic, i cili ishte filmi i parë që e kaloi shifrën prej 1 miliard dollarësh në arkat botërore.
Filmat e mëvonshëm Avatar dhe vazhdimi i tij Avatar: The Ëay of Ëater, të cilët u publikuan në vitin 2009 dhe 2022 respektivisht, vazhduan të thyenin rekordin e Titanikut.
Landau gjithashtu bashkëprodhoi filma të tjerë hit, duke përfshirë Honey, I Shrunk the Kids dhe Dick Tracy, dhe mbajti një pozicion drejtues në kompaninë e prodhimit të Cameron Lightstorm Entertainment.
Pas lajmit për vdekjen e Landau, Cameron tha për The Hollyëood Reporter se "një producent i madh dhe një qenie e madhe njerëzore na ka lënë".
"Jon Landau besonte në ëndrrën e kinemasë. Ai besonte se filmi është forma më e mirë e artit njerëzor dhe për të bërë filma duhet së pari të jesh vetë njeriu. Ai do të mbahet mend po aq për bujarinë e tij të madhe të shpirtit, ashtu edhe për vetë filmat". (A2 Televizion)