Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 17:52 | Teknologji

Anija më e madhe në botë në formë breshke që do

Studioja italiane Lazzarini Design ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar që po trondit botën e arkitekturës dhe teknologjisë detare: Pangeos, një anije në formë breshke, me përmasa gjigante. Sipas CNN, kjo anije do të jetë më e madhja ndonjëherë e ndërtuar dhe do të ketë qendra tregtare, hotele, pishina, kopshte dhe deri në 60.000 pasagjerë.

Me një gjatësi prej 550 metrash dhe një gjerësi maksimale prej 610 metrash, Pangeos nuk është thjesht një mjet lundrimi, por një qytet lundrues. Për ndërtimin e saj do të nevojitet një kantier i posaçëm prej 600 me 650 metra, ndërkohë që Arabia Saudite është përzgjedhur si vendi më i përshtatshëm për ndërtimin, shkruan A2 CNN.

Anija më e madhe në botë në formë breshke që do

Kostoja totale e projektit parashikohet të arrijë në 8 miliardë euro, dhe ndërtimi pritet të nisë gjatw kwtij viti, duke kërkuar një periudhë prej 8 vitesh pune për t’u përfunduar. Financimi do të realizohet përmes teknologjisë NFT, përmes shitjes së pasurive virtuale “Unreal Estates” në versionin digjital të jahtit në metaverse.

Anija më e madhe në botë në formë breshke që do

Përveç përmasave marramendëse, Pangeos do të jetë i pajisur me teknologjitë më moderne, përfshirë një mini-port të brendshëm, dritare panoramike rrëshqitëse dhe sistem hidroale, që e lejon të ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe të lëvizë me shpejtësi, falë tre motorëve me hidrogjen. “Që në vitin 1964 industria e kishte potencialin të ndërtonte struktura të tilla – tani është koha të realizohet”, thotë Lazzarini Design. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos