Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 14:16 | Teknologji

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më

Digicom është certifikuar zyrtarisht si ofruesi i internetit më të shpejtë në Shqipëri për vitin 2025, sipas raportit të fundit të publikuar nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Ky vlerësim prestigjioz është bazuar në analizën e mijëra testeve të kryera nga përdoruesit në territorin e Shqipërisë, duke konfirmuar cilësinë dhe performancën e lartë të rrjetit të Digicom.

Internet i shpejtë dhe i qëndrueshëm

Me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 93.84 Mbps dhe një shpejtësi ngarkimi prej 29.48 Mbps, Digicom ka arritur të tejkalojë çdo ofrues tjetër të shërbimeve të internetit në vend. Ky sukses është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologji moderne si XGSPON, që mundëson shpejtësi deri në 2.5 Gbps dhe mbulon një gamë të gjerë përdorimi – nga puna në distancë dhe edukimi online, deri te argëtimi me streaming dhe gaming pa ndërprerje.

Siguri dixhitale me F-Secure – për një internet të plotë dhe të sigurt

Në të njëjtën kohë që Digicom ofron shpejtësi të pakonkurrueshme, kompania po rrit edhe nivelin e sigurisë dixhitale për përdoruesit e saj. Në bashkëpunim me kompaninë globale të mirënjohur në siguri kibernetike F-Secure, Digicom sjell për të gjithë abonentët një zgjidhje të avancuar mbrojtjeje ndaj viruseve, phishing, ransomware dhe sulmeve të tjera kibernetike.

Me F-Secure, përdoruesit e Digicom përfitojnë:

• Mbrojtje në kohë reale për pajisjet e tyre personale dhe të biznesit

• Kontroll prindëror për një përvojë më të sigurt për fëmijët online

• VPN të integruar, për një shfletim anonim dhe të mbrojtur në rrjet

• Menaxhim të fjalëkalimeve dhe të dhënave personale, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt

Angazhim për cilësi dhe besim.

“Ky çertifikim nga SpeedChecker është një tregues i qartë i angazhimit tonë për t’u ofruar të gjithë klientëve tanë ekzistues dhe mijëra klientëve që do të na bashkohen, internetin më të shpejtë dhe më cilësor,” – deklaron Drejtori Komercial i Digicom, Z. Genci Hamzaraj. “Por ne nuk ndalemi vetëm tek shpejtësia. Me partneritetin tonë me F-Secure, jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të plotë dhe të sigurt interneti për çdo familje dhe çdo biznes në Shqipëri.”

Internet më i shpejtë. Mbrojtje më e fortë. Vetëm me Digicom.

Mëso më shumë në: www.digicom.al (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos