Kartoni i kuq i kushton shtrenjtë, ylli i Juves do të mungojë në ndeshjet vendimtare

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 18:26 | Futboll

Kartoni i kuq i kushton shtrenjtë, ylli i Juves do të mungojë

Juventus nuk do të ketë Kenan Yidiz për ndeshjet kundër Bologna dhe Lazio, që do të jenë përcaktuese për luftën për një vend në zonën Champions.

Yildiz goditi me bërryl Biancon e Monzës në minutat shtesë të pjesës së parë të ndeshjes së fundjavës dhe u ndëshkua me të kuq, shkruan A2.

Komisioni Disiplinor i dha një pezullim prej dy ndeshjesh dhe gjobiti me 10 000 euro futbollistin.

Kështu, Kenan Yildiz do të mungojë në ndeshjen e së dielës së 4 majit ndaj Bologna në transfertë, si dhe atë të së shtunës së 10 majit ndaj Lazios po në transfertë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos