“Ulqini nuk është në shitje”, Presidenti i Malit të Zi rrëzon ligjin që ia kalon plazhin Arabëve

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 17:43 | Ballkani

“Ulqini nuk është në shitje”, Presidenti i Malit

Milatoviq kthen në Kuvend marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm dhe pasuri të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar ligjin e përgatitur nga qeveria në Podgoricë, i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vite një biznesmeni arab, duke i hapur rrugë ndërtimit të objekteve turistike dhe të banimit.

Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”. Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi, por ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë dhe më pas u bën motiv për protesta nga qytetarët e Ulqinit.

Marrëveshja nuk e specifikon vendndodhjen e investimeve, por qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se ato lidhen me investimet e biznesmenit Mohamed Alabbar në plazhin e Ulqinit.

Komuniteti lokal, ekologët dhe opozita kanë organizuar disa protesta kundër ligjit për që parashikon marrjen e rreth 20 milionë metrave katrorë të këtij plazhi. Reagimet e komunitetit në Ulqin janë përmendur si arsye për të mosdekretuar ligjin edhe në vendimin e presidentit të Malit të Zi.

Kundërshtimet kryesore përfshijnë devijime nga dispozitat kushtetuese që garantojnë konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg; pezullimin e zbatimit të ligjeve vendase për prokurimin publik dhe pronën shtetërore, përfshirë mundësinë që legjislacioni malazez të ndryshohet për të zbatuar marrëveshjen; Mungesën e analizave ligjore dhe financiare mbi detyrimet që shteti merr përsipër, të cilat mund të rrezikojnë stabilitetin fiskal; Përcaktimin e interesit publik pa sqaruar vendndodhjet dhe karakteristikat e projekteve, gjë që krijon pasiguri për qytetarët; Mospërcaktimin e qartë të strukturës së projekteve, veçanërisht për ndarjen ndërmjet zhvillimit të turizmit dhe atij të pasurive të paluajtshme”, thuhet në vendimin e Presidentit Milatoviq.

Presidenti gjithashtu u bëri thirrje deputetëve që të marrin parasysh të gjitha vërejtjet e dhëna nga institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe zyrtarë të BE-së, me qëllim mbrojtjen e interesave shtetërore të Malit të Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos