
Kompania e Elon Musk po shikon mundësinë e një pajisje Starlink që mund të lidhet direkt me satelitët e saj, raporton A2CNN.
Më konkretisht hamendësohet se SpaceX mund të jetë duke u përgatitur të lançojë një telefon inteligjent. Ndërsa detajet janë ende të pakta, ideja është që pajisja e re të të lidhet drejtpërdrejt me konstelacionin në rritje të satelitëve të SpaceX në orbitë.
Vetë Musk në prononcimet e tij publike ka hedhur poshtë sugjerimet se kompania po zhvillon një telefon inteligjent konvencional. "Ne nuk po zhvillojmë një telefon", shkroi ai në X muajin e kaluar, megjithëse nuk përjashtoi mundësinë e një tjetër pajisjeje.
Musk la të hapur alternativën për një telefon Starlink që do të duket shumë më ndryshe nga telefonat inteligjentë që shohim aktualisht në treg.
SpaceX u bashkua me T-Mobile për të sjellë aksesin e Starlink në telefonat inteligjentë ekzistues dhe vitin e kaluar arriti një marrëveshje prej 19.6 miliardë dollarësh. Kompania tani operon më shumë se 9,500 satelitë (konstelacioni më i madh në histori) dhe u shërben mbi 9 milionë përdoruesve në të gjithë botën. (A2 Televizion)