“Të bllokohet TikTok-u për fëmijët deri në 16 vjeç”, ekspertja e IT tregon zgjidhjen

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 09:52 | Teknologji

Ekspertja e IT Nadia Elbasani në një intervistë për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN konsideroi si zgjidhje për TikTok-un në Shqipëri bllokimin e platformës për fëmijët nën 16 vjeç. Ajo argumentoi se zgjidhje të ngjashme kanë dhënë edhe vende të tjera të BE-së dhe jo vetëm.

Vetëm një është zgjidhja sepse çdo gjë tjetër do të mbetet amulli dhe tentativa për të besuar. E vetmja zgjidhje është ajo që Australia ka bërë dhe Franca pritet të bëjë në shtator, bllokimi i TikTok-ut vetëm për fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Për cilindo person tjetër jashtë kësaj moshe, TikTok-u si të gjitha platformat e tjera do të duhet të vazhdojë të jetë publik dhe i aksesueshëm nga të gjithë. TikTok-u për vet atë historikun që ka, edhe gjenezën që është më origjinë nga Kina, ka disa problematika në nivel makro, sa i përket të dhënave, spiunazhit digjital, e të tjera me radhë, dhe një pjesë e mirë e shteteve të BE, e kanë bllokuar TikTok-un vetëm për pajisjet e institucioneve shtetërore, për të gjithë të tjerët është i hapur. Në konsideratën time më e mira e mundshme do të ishte të bllokohej vetëm për fëmijët në moshën 15 apo 16 vjeçare, në varësi si e konsiderojnë psikologët”, u shpreh Elbasani.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos