NASA gati misionin e parë me ekuipazh në Hënë pas 50 vjet

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 18:16 | Teknologji

NASA gati misionin e parë me ekuipazh në Hënë pas 50 vjet

NASA bëri me dije se po shpreson të dërgojë astronautë në një udhëtim rreth Hënës në muajin shkurt, për t'u përgatitur për uljen atje në vitin 2027.

Agjencia hapësinore amerikane ishte zotuar më parë se misioni mund të ndërmerrej në fund të prillit, por tashmë planet kanë ndryshuar dhe kjo gjë do të ndodhë më herët.

Misioni Artemis II është nisja e dytë e programit Artemis, qëllimi i të cilit është të zbarkojë astronautët dhe përfundimisht të krijojë një prani afatgjatë në sipërfaqen hënore.

Lakiesha Hawkins, një nga zëvendësadministratorët e asociuar në detyrë të NASA-s, tha se ky do të ishte një moment i rëndësishëm në eksplorimin njerëzor të hapësirës.

"Së bashku kemi një vend në rreshtin e parë të historisë", tha ajo në një konferencë për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos