“Nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda!” Erdogan merr i pari makinën e re elektrike turke

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 13:47 | Teknologji

“Nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda!” Erdogan

Industria automobilistike turke ka zgjeruar gamën e saj me modelin e ri elektrik Togg T10F, një sedan që i shtohet SUV-it familjar T10X. Prezantimi zyrtar u bë pas ekspozitës IAA Mobility 2025 në Mynih, ndërsa i pari që e mori në dorë makinën e re ishte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e testoi në një udhëtim simbolik pranë pallatit Dolma Bahçe në Stamboll, shkruan A2 CNN.

T10F arrin deri në 435 kuaj fuqi. Autonomia e tij varion nga 335 km deri në 610 km, ndërsa nga 0 në 100 km/h arrin për vetëm 4,1 sekonda.

“Nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda!” Erdogan

Erdogan ishte gjithashtu i pari që mori në dorë edhe SUV-in elektrik T10X në vitin 2023. Ai ka qenë mbështetësi kryesor i projektit Togg, një konsorcium që përfshin gjigantë si BMC, Zorlu Holding, Anadolu Group, Turkcell dhe Unionin e Dhomave të Turqisë (TOBB), duke i ofruar lehtësira fiskale dhe tokë falas për fabrikën në Bursë.

“Nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda!” Erdogan

Togg ka plane ambicioze për zgjerim në tregun europian, duke nisur fillimisht nga Gjermania, vendi me komunitetin më të madh turk jashtë vendit, ndërsa më pas do të ndjekin Franca dhe Italia. Të dy modelet, T10F dhe T10X, kanë marrë 5 yje në testet e sigurisë Euro NCAP. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos