Pas dy shtyrjeve për shkak të një problemi teknik dhe motit të keq, testi i dhjetë i Starship, mjetit të SpaceX të projektuar për misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars, ka përfunduar me sukses të plotë.
Të gjitha objektivat u arritën, pas rënies së kontrolluar të raketës SuperHeavy, kapsula Starship lëshoi me sukses tetë simulatorët satelitorë Starlink dhe vazhdoi fluturimin e saj deri në një rënie të kontrolluar në Oqeanin Indian, në veriperëndim të Australisë, e cila ndodhi pak më shumë se një orë pas lëshimit.
Raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë u nis nga Teksasi menjëherë pas orës 18:30 sipas orës lokale për një fluturim marramendës 60-minutësh.
Kjo është hera e parë në historinë e testimit të anijeve kozmike Starship që janë arritur të gjitha objektivat e planifikuara.
Agjencia hapësinore amerikane, NASA, planifikon të përdorë anijen kozmike Starship për të dërguar njerëz në Hënë për programin e saj Artemis në vitin 2027.
(A2 Televizion)