“Njerëzit do të jetojnë në shpella në Mars!” Robotët nisin nga puna

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 14:01 | Teknologji

“Njerëzit do të jetojnë në shpella në

Robotët hapësinorë janë gati të eksplorojnë shpella jashtë planetit për të krijuar shtëpi të reja për njerëzit. Ekipet robotike do të punojnë bashkë për të zbuluar vrima lave në Mars dhe Hënë, duke kërkuar habitatet e mundshme për të ardhmen e njerëzimit. Kërkimi u zhvillua nga një grup akademikësh evropianë dhe u publikua në revistën Science Robotics, shkruan A2 CNN.

Testet u kryen në ishullin spanjoll vullkanik të Lanzarotes, i zgjedhur për ngjashmërinë e tij mjedisore me Hënën dhe Marsin. Ekipi përfshinte shkencëtarë nga Qendra Gjermane për Inteligjencën Artificiale (DFKI), të cilët theksuan se shpallet e lavës në trupat planetarë ofrojnë mbrojtje natyrore nga rrezatimi dhe goditjet e meteoritëve, por eksplorimi i tyre është i vështirë për shkak të kushteve ekstreme dhe aksesit të kufizuar.

Tre lloje robotësh punuan së bashku për të eksploruar dhe hartuar zonën, duke përfshirë fusha të mëdha lave dhe kraterë. Gjatë misionit, ata zbuluan një vrimë që çonte në një shpella të nëndheshme. Robotët ndoqën një mision me 4 faza: harta e zonës rreth vrimës, vendosja e sensorëve për mbledhjen e të dhënave, ulja e një pajisjeje eksploruese dhe krijimi i një modeli 3D të shpellës. Pajisja që u ul në shpella arriti të eksploronte zonën e vështirë dhe krijoi një model 3D të saj.

DFKI tha se ky test jo vetëm konfirmon mundësinë teknike të konceptit, por demonstron potencialin e sistemeve bashkëpunuese robotike për misione të ardhshme në Hënë dhe Mars. Ky progres ndjek hulumtime të vitit 2024, që sugjeruan se njerëzit që do të jetojnë në Mars mund të pësojnë ndryshime fizike drastike dhe madje të zhvillojnë një nën-specie të re. Graviteti i ulët i Marsit do të ndikojë në densitetin e kockave dhe muskujve, duke shkaktuar osteoporozë dhe ndryshime në trup pas periudhave të gjata.

Misioni i parë me ekuipazh në Mars është planifikuar për vitet 2030, ndërsa SpaceX shpreson të krijojë një koloni të vetë-mjaftueshme deri në vitin 2050. Pavarësisht sfidave të gravitetit, rrezatimit dhe stuhive të pluhurit, robotët hapësinorë dhe teknologjia autonome do të jenë çelësi për të bërë jetën në Mars të mundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos