X në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Nga A2 CNN
24 Maj 2025, 18:21 | Teknologji

X në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Downdetector, problemi ka arritur kulmin pak para orës 15:00, me mijëra raporte për ndërprerje të shërbimit në vende të ndryshme.

Në disa rajone, përdoruesit kanë pasur vështirësi për t'u kyçur në llogaritë e tyre, për të ngarkuar postime ose për të dërguar mesazhe.

Kompania nuk ka ofruar ende një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi. Një ndërprerje e ngjashme ndodhi më 10 mars 2025, kur Musk e cilësoi si një "sulm masiv kibernetik" të realizuar nga një grup i koordinuar ose një shtet.

Për momentin, disa përdorues kanë raportuar përmirësime të shërbimit, por ende ka pasiguri nëse problemi është zgjidhur plotësisht. Për ata që kanë vështirësi të qasen në platformë, përdorimi i një VPN mund të jetë një zgjidhje e përkohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos