Shteti në Mesdhe që po sfidon Francën si superfuqi ushtarake, ka gati avionin me teknologji të avancuar

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 18:00 | Teknologji

Shteti në Mesdhe që po sfidon Francën si superfuqi ushtarake, ka

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar kështu Francën, e cila deri më tani konsiderohej fuqia ushtarake më e madhe evropiane në këtë zonë. Në qendër të këtij zhvillimi është projekti KAAN, një avion luftarak i teknologjisë së avancuar, i projektuar nga Turkish Aerospace Industries, i cili pritet të hyjë në shërbim në vitin 2030.

Avioni KAAN, fillimisht i parashikuar për t’u përdorur nga forcat ajrore nga baza tokësore, tashmë po pësojnë modifikime që do t’i mundësojnë operimin nga aeroplanmbajtësja e klasës MUGEM, ndërtimi i së cilës ka nisur më 2 janar 2025. Për këtë qëllim, avioni do të përshtatet për fluturime detare dhe me krahë të palosshëm, duke e bërë të aftë për operacione në det të hapur, shkruan A2 CNN.

Këto përpjekje të Turqisë për të rritur kapacitetin ushtarak po e afrojnë gjithnjë e më shumë me statusin e fuqisë kryesore në Mesdhe, përballë Francës, shkruan A2. Aktualisht, Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO pas Shteteve të Bashkuara, dhe synon të zgjerojë më tej ndikimin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Mesdheut.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së kapaciteteve konvencionale, Franca mbetet një fuqi bërthamore, çka e pozicionon ende si forcë kryesore në Mesdhe. Edhe pse Turqia po avancon me shpejtësi në aspektin teknologjik dhe numerik, balanca ushtarake mbetet ende e ndikuar nga kapacitetet strategjike të armëve bërthamore të Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos