Zbulohet ana e errët e Hënës. Gjithçka gati për kthimin e Artemis II në tokë

Nga Xhevahir Qardaku
8 Prill 2026, 14:50 | Teknologji

Pamje të jashtëzakonshme të kapura nga misioni Artemis II, përfshirë edhe pamje të papara më parë të anës së largët të Hënës. NASA thotë se ekuipazhi në një moment ishte më shumë se katër mijë milje larg Hënës.

Gjatë fluturimit rrethor 7-orësh, ata vendosën rekord për distancën më të madhe që njerëzit kanë udhëtuar ndonjëherë në hapësirë dhe madje dëshmuan edhe një eklips total diellor nga përtej Hënës.

Garrett Reisman, astronaut i pensionuar i NASA-s thotë se “kjo është hera e parë që sytë njerëzorë realë kanë parë këto pjesë të Hënës”.

Dhe kjo mund të mos jetë e vetmja “herë e parë”... një kavanoz me Nutella i parë duke notuar brenda anijes Orion tashmë është bërë viral.

Por, rehatitë e shtëpisë po afrohen, pasi astronautët tani janë në rrugë drejt Tokës.

“Integrity, këtu është Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, si na dëgjoni?”

Së pari, ekuipazhi bëri një thirrje të veçantë për njerëzit e tjerë që aktualisht ndodhen në hapësirë.

“Po, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe Xhesika, ju dëgjojmë qartë.”

Një komunikim nga anije në anije, nga Orion te shtatë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Astronauti Reid Wiseman thotë: “Pak para nisjes suaj, thatë se mezi prisnit të flisnit me ne nga hapësira drejt tokës, dhe ja ku po ndodh. Nuk mund ta besoj”.

Ndërsa astronauti tjetër Christopher Williams ia kthen: “Dua të them, më kujtohet që po pinim kafe dhe po rrinim bashkë pak para se të nisesha për këtu lart, dhe është thjesht e mrekullueshme të flas me ju tani. Është një mundësi shumë e veçantë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos