Argjentina ka vetëm një fitore me Holandën, Anglia dominon ndaj Francës. Statistikat e çerekfinaleve të Botërorit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 14:06 | Futboll

Kemi hyrë në fazën më të nxehtë të Kupës së Botës “Katar 2022”. Faza e 1/8-tave pati gjithashtu surprizat e saj, me eliminimin e Spanjës me penallti. Tashmë, Kroacia, Brazili, Holanda, Argjentina, Portugalia, Maroku, Franca dhe Anglia do të kërkojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

Të gjitha sfidat kanë historikun e tyre. Argjentina e ka mundur vetëm një herë Holandën, por e ka bërë këtë në finalen e Botërorit 1978 të fituar prej saj. Sfida me më tepër histori është ajo mes Francës e Anglisë, ku të dy skuadrat janë ndeshur plot 31 herë, ku 17 kanë fituar “3 Luanët”.

Më poshtë gjeni përballjet direkte mes 8 skuadrave që sfidohen në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.

Kroaci - Brazil

4 përballje totale: 3 fitore Brazili, 1 barazim

17 gusht 2005, miqësore: Brazil-Kroaci 1-1

13 qershor 2006, Kupa e Botës: Brazil-Kroaci 1-0-

12 qershor 2014, Kupa e Botës: Brazil-Kroaci 3-1

3 qershor 2018, miqësore: Brazil-Kroaci 2-0

Holandë - Argjentinë

9 përballje totale: 4 fitore Holanda, 1 fitore Argjentina, 5 barazime

26 maj 1974, miqësore: Holandë-Argjentinë 4-1

26 qershor 1974, Kupa e Botës: Argjentinë - Holandë 0-4

25 qershor 1978, Kupa e Botës: Argjentinë-Holandë 3-1

22 maj 1979, miqësore: Argjentinë-Holandë 0-0

04 korrik 1998, Kupa e Botës: Holandë-Argjentinë 2-1

31 mars 1999, miqësore: Holandë-Argjentinë 1-1

12 shkurt 2003, miqësore: Holandë-Argjentinë 1-0

21 qershor 2006, Kupa e Botës: Holandë-Argjentinë 0-0

09 korrik 2014, Kupa e Botës: Argjentinë-Holandë 0-0

Marok-Portugali

2 përballje totale: 1 fitore Maroku, 1 Portugalia

11 qershor 1986, Kupa e Botës: Portugali-Marok 1-3

20 qershor 2018, Kupa e Botës: Portugali-Marok 1-0

Angli - Francë

31 përballje totale: Anglia 17 fitore, Franca 9 fitore, barazime 5

2 përballje në Botërorë, 2 fitore Anglia

20 korrik 1966, Angli-Francë 2-0

16 qershor 1982, Angli-Francë 3-1

3 përballje në Europianë: 2 fitore Franca, 1 barazim

03 tetor 1962, Angli-Francë 1-1

27 shkurt 1963, Francë -Angli 5-2

14 qershor 1992, Francë-Angli 0-0

13 qershor 2004, Francë-Angli 2-1

11 qershor 2012, Francë-Angli 1-1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos