Argjentina në gjysmëfinale, gjen rivalin e përjetshëm...

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 10:18 | Futboll

Edhe pse me vështirësi, Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës Latine, pasi mposhti pastër 2-0 Venezuelën.

Lionel Messi nuk shënoi, por vendimtar ishte sërish sulmuesi i Interit Lautaro Martinez, i cili realizoi në pjesën e parë një gol fantastik.

Venezuela e vuri në vështirësi Argjentinën, por në momentin më të mirë të tyre, Lo Celso vulosi rezultatin e ndeshjes në 2-0.

Argjentina do të ndeshet tashmë në datën 3 korrik në gjysmëfinale me Brazilin organizator, në një finale te parakohshme.

https://a2news.com/2019/06/28/kualifikim-dritherues-per-brazilin-hero-behet-portieri/

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër çerekfinale, kampionët e Kilit kaluan me penallti Kolumbinë pasi koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos