Argjentina proteston, 900 mijë të infektuar dhe kriza ekonomike po gjunjëzojnë vendin

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 11:40 | Bota

Mijëra persona kanë protestuar në Buenos Aires dhe qytete të tjera të Argjentinës kundër menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë.

Vendi i Amerikës Latine ka vuajtur shumë nga karantina e gjatë, ndërkohë që ende sot shkollat dhe një pjesë e mirë e aktiviteteve mbeten të mbyllura.

Vendi ka kaluar 900 mijë të infektuarit në total, dje shënoi rreth 13 mijë të tillë, ndërkohë që viktimat ishin 386 në 24 orët e fundit, dhe pothuajse 25 mijë në total.   

Protestues në Buenos Aires

Pandemia iu bashkua një momenti krize për Argjentinën, gjithmonë e gjendur në dekadën e fundit në një ekuilibër të paqëndrueshëm ekonomik, ku në maj shteti deklaroi falimentimin pasi qeveria nuk arriti të pagojë 500 milionë dollarë kreditorëve të shumtë ndërkombëtarë, pjesë e vogël e rreth 60 miliardë dollarëve që përbëjnë borxhin e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos