Si në film aksion, pronari i dyqanit vret 3 grabitësit

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 22:11 | Bota

Një ngjarje si në filmat aksion është regjistruar në një dyqan në Brazil, ku pronari i tij vrau tre persona me armë zjarri që kishin hyrë për ta grabitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sorocaba, 70 km larg Sao Paulos dhe pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë së dyqanit.

Në pamje shihet qartë ndërsa një prej grabitësve kërcënon me armë pronarin e dyqanit për t’iu dhënë xhiron ditore, i cili më pas nxori armën nga brezi dhe i ekzekutoi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos