Argjentina rigjen Di Maria, Kroacia me Kramaric në sulm

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 14:57 | Futboll
Argjentina rigjen Di Maria, Kroacia me Kramaric në sulm

Argjentina rigjen Angel Di Maria dhe ndryshon rreshtimin në fushë, për gjysmëfinalen me Kroacinë. Rikthimi i sulmuesit të krahut për sfidën e kësaj të marte do ta bëjë edhe më ofensive skuadrën e Scalonit.

Me rikuperimin e plotë të yllit të Juventusit, trajneri provoi skemën 4-3-3, ku Di Maria do të rreshtohet në sulm përkrah Lionel Messi dhe Julian Alvarez. Mbetet një çështje Lautaro Martinez, i cili do ta nisë përsëri ndeshjen nga stoli, edhe pse realizoi penalltinë vendimtare të kualifikimit përballë Holandës në çerekfinale.

Sulmuesi i Interit nuk është rreshtuar në asnjë nga tre formacionet që testuan te Argjentina pak orë përpara ndeshjes gjysmëfinale, me hapësirat që janë kufizuar prej rikthimit te Di Marias. Shqetësimi i vetëm tek Argjentina mbetet gjendja e De Paul. Vendimi për mesfushorin e cilësuar edhe si truproja e Messit do të merret vetëm pak orë përpara ndeshjes, pas konsultave me stafin mjekësor.

Asnjë ndryshim në formacionin e Kroacisë, ku Kramaric mbetet në qendër të sulmit. Mbi të gjitha trajneri Dalic do të mbështetet te kualiteti i yjeve si Modric, Brozovic, Kovacic dhe Perisic. Kroatët ëndërrojnë finalen e dytë me radhë. Kjo do të ishte një ngjarje epike, edhe pse vendi me 4 milionë banorë ka meritat që në 30 vitet e fundit ka arritur tre herë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/12/argjentina-ka-kujtime-te-hidhura-me-kroacine-maroku-vetem-nje-fitore-me-francen-b-statistikat-e-gjysmefinaleve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos