Argjentina siguron vendin në Kupën e Botës pas barazimit me Brazilin

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 07:14 | Futboll
Argjentina siguron vendin në Kupën e Botës pas barazimit me

Argjentina kualifikohet matematikisht në Botërorin 2022.Albicelestët barazuan 0-0 në San Juan në sfidën klasike me Brazilin. Pika e marrë i mjaftoi Messit me shokë që të siguronin biletën për eventin në Katar.

Përballja në Estadio del Bicentenario ishte mjaft e luftuar, ku nuk munguan as episodet e diskutueshme. Edhe pse pa Neymar, Brazili, i cili ishte i kualifikuar rezistoi përballë kampionëve në fuqi të Kupës së Amerikës.

Argjentina u ngjit në kuotën e 29 pikëve dhe e realizoi misionin, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje kualifikuese për t’u luajtur në Amerikën Latine. Kjo edhe falë hapave fals të skuadrave të tjera në garë, pasi kanë 12 pikë më tepër se Kolumbia dhe Peruja që do të luajnë në ndeshjen e radhës, por me distancë sigurie edhe nga Uruguaji e Kili.

Edhe pse sipas Paris Saint Germain ishte i dëmtuar, Lionel Messi qëndroi gjatë gjithë 90-minutëshit në fushën e lojës dhe u shfaq i rrezikshëm në dy momente. Për yllin argjentinas, prezenca në Katar do të shënojë edhe Botërorin e pestë në karrierë, që ndoshta do të jetë shansi i fundit për të fituar trofeun e vetëm që i mungon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos