Holanda në Botëror, Turqia në play off

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 22:45 | Futboll
Holanda në Botëror, Turqia në play off

Holanda ka siguruar biletën e Botërorit "Katar 2022", pasi ka mposhtur 2-0 Norvegjinë e Haaland, i cili mungoi në këtë takim për arsye dëmtimi.

Bergwijn dhe Depay vulosën sfidën vendimtare për “Tulipanët” teksa realizuan në minutat e fundit të sfidës. Ndërkohë, Turqia siguroi një biletë për play off pasi fitoi 1-2 në Malin e Zi.

Në ndeshjet e tjetër të mbrëmjes së të martës, Franca i mbylli eliminatoret me fitoren 0-2 në Finlandë, ndërsa Uells-Belgjikë u mbyll në barazim 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos