Argjentina, vendi i radhës që mbyll sezonin futbollistik

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 12:25 | Futboll
Argjentina, vendi i radhës që mbyll sezonin futbollistik

Argjentina është vendi i radhës që i jep fund sezonit futbollistit. Shkak mbetet Koronavirus, që pas Belgjikës dhe Holandës, detyron një tjetër shtet të mbyll përpara kohe kampionatin e futbollit.

Për herë të fundit në Argjentinë, u luajt në javën e parë të marsit, atje ku Boca Juniors arriti mrekullisht të fitojë titullin kampion. Nuk do të ketë asnjë rënie apo ngjitje nga kategoria, kanë bërë me dije drejtuesit e Federatës.

Në mbledhjen e pas pak ditëve, ku do të ratifikohet vendimi zyrtar, do të mësohen edhe kriteret e pranimit në “Kupën Libertadores”, ndërsa kampionati parashikohet të rinisë në muajin shtator. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/08/fatin-duhet-ta-kerkosh-tevez-puth-maradonen-ne-buze-dhe-me-pas-shenon-golin-qe-e-shpall-kampion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos