32-vjeçari Arjan Sala shpallet Dëshmor të Atdheut. Ishte vetë kryeministri Rama që u dorëzoi titullin familjarëve duke shprehur ngushëllimet e tij për të riun që, me aktin e tij, u kthye në një hero. 32-vjeçari Arjan Sala humbi jetën pak ditë më parë, në magazinat e qendrës tregtare Casa Italia, në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij dhe punonjës të tjerë. Trupi i tij mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë. Familjarët e të ndjerit thanë se marrja e këtij titulli u lehtëson sadopak dhimbjen. (A2 Televizion)
Arjan Sala “Dëshmor i Atdheut”, Kryeministri Rama i dorëzon titullin familjes
