Armando Broja, “thesari” shqiptar që theu rekordin e Premier League

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 21:46 | Futboll
Armando Broja, “thesari” shqiptar që theu rekordin e Premier

Armando Broja është padyshim shqiptari më i suksesshëm që ka luajtur në Premier League. Sulmuesi kuqezi shënoi në ndeshjen ku Southampton barazoi 1-1 me Brighton.

Ky ishte goli i pestë sezonal për Brojën në të gjitha aktivitetet, duke u bërë lojtari që ka realizuar më tepër mes 20-vjeçarëve në elitën e futbollit anglez.

https://a2news.com/2021/12/04/supergol-i-brojes-ne-premier-league/

Broja është gjithashtu futbollisti i dytë më i ri që shënon tre gola në tre ndeshjet e para si titullar në historinë e Premier League. Shqipëria ka një xhevahir të vërtetë, i cili po shkëlqen në kampionatin më të fort në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos