Spektakël dhe polemika në klasiken e Gjermanisë, Lewandowski “harron” Topin e Artë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 21:35 | Futboll
Spektakël dhe polemika në klasiken e Gjermanisë, Lewandowski

Klasikja e Gjermanisë midis Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen nuk zhgënjen publikun global përballë ekranit dhe atë që mbështet bavarezët, por me siguri 15 mijë tifozët e Haaland dhe shokëve të tij, që sot edhe një herë mund t’i kenë thënë lamtumirë shpresave për fitoren e kampionatit.

Bayern triumfoi 3-2 pas 90 minutave plot raste dhe përmbysje, që filloi shumë mirë për Dortmundin i cili kaloi në avantazh me Julian Brandt pas një asist të talentit Bellingham.

Por Bayern reagoi me karakterin që tashmë është pjesë e historisë së tij, katër minuta më vonë me Lewandowskin, që ndoshta harroi trishtimin për Topin e Artë të munguar.

Ne fundin e pjesës së parë, bavarezët kalojnë në avantazh me Coman, ndërkohë që Halaand në fillimin e të dytës i përgjigjet duke barazuar gjithçka.

Ndeshja merr drejtimin përfundimtar, që largon kampionët e Gjermanisë me 4 pikë nga rivalët,  kur një prekje me dorë e Hummels u dënua nga VAR me penalltinë e realizuar po nga Lewandowski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos