Partizani mposht Skënderbeun 2-1 në fund të një ndeshje plot emocione në “Air Albania”, dhe arrin Laçin në vendin e katërt.
Golat janë rezultati i pjesës së parë. “Demat” kaluan në avantazh në minutën e 14-të me një goditje të fuqishme të Rrapaj, por korçarët reagojnë menjëherë (’20) me Mensah, që nuk gabon me kokë.
Partizani mposht Skënderbeun 2-1 në fund të një ndeshje plot emocione në “Air Albania”, dhe arrin Laçin në vendin e katërt
Nuk kalojnë shtatë minuta dhe Partizani gjen fitoren me Carën, që përfiton nga një asist të shkëlqyer të Stenio Junior, që fillimisht u gjykua si jashtë loje, por u konfirmua nga VAR.
Pjesa e dytë sheh tentativat e Skënderbeut për barazim. Në minutën 64, Victor shënon në pozicion jashtë loje, ndërkohë që korçarët kanë shansin e madh në minutën 82, por portieri i Partizanit Teqja pret një penallti të gjuajtur nga Meksi. (A2 Televizion)