Armando Sadiku pritet si një hero në Indi

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 11:05 | Futboll
Armando Sadiku pritet si një hero në Indi

Armando Sadiku është pritur si një hero në klubin e tij të ri Beleghata Mariners në Indi.

Futbollisti nisi zyrtarisht përgatitjet me skuadrën dhe në qendrën stërvitore kishin ardhur dhjetëra tifozë për ta përshëndetur yllin shqiptar.

Ata e kanë pritur me këngë, lule dhe postera, ndërsa i kanë kërkuar autografe apo foto me të.

Armando Sadiku vjen si një përforcim i rëndësishëm për klubin indian pasi konsiderohet një pikë e fortë e skuadrës për ndeshjet në arenën kontinentale në një sport që sa vjen dhe po merr akoma më shumë popullaritet në Indi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos