Vitet ikin, klasi mbetet! Messi realizon dy gola të tjerë në Amerikë

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 10:35 | Futboll
Vitet ikin, klasi mbetet! Messi realizon dy gola të tjerë në

Vitet ikin, por klasi mbetet! Leo Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Amerikë.

Pasi realizoi një supergol në debutimin e tij, argjentinasi u bë protagonist sërish teksa shënoi dy herë në duelin që Inter Miami fitoi 4-0 ndaj Atlanta.

Kampioni i botës realizoi në minutën e 8 teksa u gjet i vetëm përballë portierit dhe pas dy tentativash dërgoi topin në rrjetë. Por spektakli i tij nuk mbaroi me kaq. Po në pjesën e parë, Messi shënoi dhe golin e dytë duke ia bërë më të lehtë lojën skuadrës që shënoi dhe dy herë të tjera me autor Tejlor.

Një sukses i rëndësishëm ky për Inter Miami që regjistron fitoren e dytë radhazi në Kupë, ndërsa në kampionat vijon të mbetet në vendin e fundit.

Në dy muajt e fundit, ekipi nga Miami kishte zhvilluar 13 ndeshje nga të cilat ka humbur 8, ka barazuar 3 dhe ka fituar vetëm 2 ndeshje. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=dLvq89AF5vs

A2 CNN Livestream

Latest Videos