
Autoritetet në Armeni bëjnë me dije se kanë mundur të shmangin një atentat që kishin si shënjestër vrasjen e kryeministrit të vendit, Nikol Pashinyan.
Burime nga Shërbimet Kombëtare të Sigurisë tregojnë se atentati ndaj kreut të qeverisë do të kryhej nga një grup ish zyrtarësh, pjesa më e madhe e të cilëve tashmë është arrestuar.
Ende nuk ka të dhënat për motivet e atentatit ndaj Pashinyan, por mendohet se marrëveshja e arritur me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabak ka shkaktuar shumë zemërim mes banorëve.
Vendimi për armëpushim, nuk është pritur mirë në Armeni, ku një turmë demonstruesish morën kontrollin e Parlamentit armen dhe sulmuan kryetarin e Parlamentit, Ararat Mirzoyan. (A2 Televizion)