
Ende ditë të këqija në Italinë fqinje për sa i përket shifrave të reja ditore të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nga 227 mijë tamponë të kryera, rreth 37 mijë prej tyre rezultuan pozitive.
Gjithashtu 544 persona të tjerë humbën betejën me virusin vdekjeprurës nga 550 që ishin një ditë më parë, për ta çuar bilancin total të viktimave në 44.683.
Në terapitë intensive në të gjithë Italinë aktualisht ndodhen të shtruar 3306 persona. Rajoni me më shumë raste ditore është Lombardia. (A2 Televizion)