“Armiku ka nisur kundërofensivën”, Medvedev: Do ta varim Zelenskin si Duçen në sheshin Loreto

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 15:18 | Bota
“Armiku ka nisur kundërofensivën”, Medvedev: Do ta varim

Numri i këshillit të sigurisë të Federatës Ruse, Dmitri Medvedev, nuk e ndalon gjuhën e ashpër dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve të Ukrainës.

Në reagimin e fundit, ai paralajmëron se “presidenti Volodimir Zelenski do të varet si Duçja në sheshin Loreto”.

Medvedev kërkoi nga ushtria ruse që të nisë një ofensivë për të ndaluar atë që e konsideroi një armik.

“Qëllimi sot nuk duhet të jetë vetëm çlirimi i tokave tona dhe të mbrojmë njerëzit tanë, por të rrëzojmë plotësisht regjimin nazist të Kievit”, theksoi ish presidenti rus.

Gjithashtu, shtoi se Ukraina e ka nisur tashmë kundërofensivën e saj.

“Duhet të bëjmë çmos që të ndalojmë armikun, që prej kohësh ka paralajmëruar një kundërofensivë të madhe”, përfundoi Medvedev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos