
Ashtu siç edhe e paralajmëroi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka depozituar kërkesën në Kuvend për ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme dhe futjen si pikë të parë, shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.
Mes të tjerash, Bardhi shprehet se kërkesa e tij duhet të miratohet menjëherë, për të mos krijuar kushte që të pengohet drejtësia.
Ditën e djeshme, socialistët dhe demokratët ranë dakord në Këshillin e Mandateve për të rekomanduar Parlamentin që t’i hapë rrugë arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit.
Diferenca e vetme mes palëve, ishte dita e seancës, ku demokratët kërkuan të enjten, ndërsa socialistët të hënën. (A2 Televizion)