Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Sprovë e madhe për drejtësinë, mos u nxitoni në konkluzione politike

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 10:49 | Politikë
Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Sprovë e madhe për

Një sprovë të madhe për drejtësinë në prag të zgjedhjeve, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ndalimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën Fredi Beleri. Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thekson se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!”

Ai bëri thirrje për respektim të organeve të drejtësisë dhe mos nxitim me konkluzione politike.

“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/12/dule-per-a2-cnn-beleri-u-rrembye-se-preku-interesat-okulte-te-kryeministrit/
https://a2news.com/2023/05/12/arrestohet-fredi-beleri-kandidati-i-bashke-fitojme-per-bashkine-himare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos