Arrestimi i Lefter Kokës, Rama: Nuk është akuzuar për ndonjë vendim qeverie

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 12:47 | Politikë
Arrestimi i Lefter Kokës, Rama: Nuk është akuzuar për

Kryeministri Rama foli në Komisionin Hetimor edhe për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Sipas Ramës, Lefter Koka është akuzuar për korrupsionin që ai ka kryer me palën tjetër dhe jo për ndonjë vendim qeverie.

“Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie apo për aferë qeverie. Ai është nën akuzë për korrupsion që ka kryer me palën tjetër. Lidhja mes mbledhjeve vendimeve, funksionimit të zinxhirit me akuzën e ish-ministrit nuk ka lidhje. Ajo është një akuzë që duhet të vërtetohet. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar apo impiantet nuk janë ndërtuar”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos