Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për pjesëmarrje në grupe kriminale

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 12:54 | Bota
Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikim i narkotikëve" dhe "Pjesëmarrje në grupe kriminale". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos