
Një shtetas britanik i akuzuar si pjesë e një grupi rrëmbyesish dhe vrasësish të Shtetit Islamik, të njohur si "The Beatles" u arrestua në veriperëndim të Londrës.
38-vjeçari Aine Davis u ndalua pasi zbarkoi në aeroportin e Lutonit ndërsa kthehej nga Turqia, ku sapo kishte kryer 7 vjet e gjysmë burg për akte terrorizmi.
Davis akuzohet se ishte pjesë e një celule vrasëse të ISIS-it që rrëmbeu dhjetëra të huaj në Siri ndërmjet viteve 2012 dhe 2015.
Pengjet i kishin vënë nofkën grupit xhihadist "Beatles" për shkak të theksit të tyre britanik. (A2 Televizion)