Arrestohet Bannon, ish-strategu i presidentit amerikan akuzohet për mashtrim

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 18:26 | Bota
Arrestohet Bannon, ish-strategu i presidentit amerikan akuzohet për

Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, është arrestuar nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara. Ai akuzohet për mashtrim lidhur me ngritjen e një fushate për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Bannon dhe 3 persona të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë, të cilët dhuruan një shumë prej 25 milionë dollarësh.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se ish-strategu i Trump ka përvetësuar të paktën 1 milion dollarë, disa prej të cilave janë përdorur për të mbuluar shpenzimet e tij personale. Bannon pritet që së shpejti të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos