
Arrestohet Drilon Bareti, koka e organizimit te skemës së mashtrimit financiar me tatimin mbi vlerën e shtuar. Të paktën të tillë e vlerëson prokuroria, administratorin e një kompanie ndërtimi, i cili behet biznesmeni i 16-të që bie në pranga.
Ndërkohë, 15 të arrestuarit e parë ndodhen sot në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.
Referuar dosjes hetimore, mënyrës se si ata kanë vepruar në një skeme të mirë organizuar, duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit, prokurorja Elisabeta Ymeraj i kërkoi gjykatës arrest me burg për 14 biznesmene dhe arrest shtëpie për një tjetër. (A2 Televizion)