Tragjedi bashkëshortore në Librazhd, burri vret gruan dhe veten

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 08:58 | Kronikë

Ngjarje e rëndë e ndodhur në Librazhd, aty ku pas një konflikti bashkëshortor, një 53-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, çifti ndodhej në banesën e tyre kur në diskutim e sipër shtetasi Daut Gjokola ka marrë një thikë dhe ka goditur gruan 49-vjeçare.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22;40 minuta të së premtes, menjëherë pasi çifti ishte kthyer në banesë pas shëtitjes se mbrëmjes.

Pallati

I shokuar nga gjesti, personi është hedhur nga kati i katërt i godinës ku banonte, dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Ndërkohë, bashkëshortja u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Bluzat e bardha të spitalit kanë konfirmuar se gruaja kishte 15 plagë te shkaktuara nga goditjet me thika. Sipas policisë, dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarje ka qene djali 26-vjeçar i çiftit, i cili nga tronditja që ka pësuar ende nuk ka dhënë një dëshmi mbi motivet që sollën këtë tragjedi në familjen Gjokola.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos