
Duhej të ishte një konkurs bukurie si gjithë të tjerët, që do të kurorëzonte zonjën me të bukur në Sri Lanka, e megjithatë ka përfunduar me dhunë e prangosje. Policia arrestoi fituesen e vitit e kaluar, njëkohësisht mbajtësen e kurorës së më të bukurës në botë, Caroline Jurie, pasi ajo plagosi një prej pjesëmarrëseve të edicionit të këtij viti, të Mrs. Sri Lanka.
Pushpika De Silva e fitoi titullin në ceremoninë ku garojnë gra të martuara gjatë së dielës, dhe Jurie duhet t’i vendoste kurorën. Por në skena aspak të zakonta për një konkurs të tilla, ajo që ishte shpallur si gruaja më e bukur në botë, ia hoqi kurorën Da Silvës me pretendimin se nuk mund ta mbante atë pasi ishte e divorcuar. Fituesja tha më vonë se ishte e ndarë nga bashkëshorti por jo e divorcuar. Ka një rregull që ndalon gratë e divorcuara të marrin pjesë kështu po ia kaloj kurorën pjesëmarrëses që u pozicionua e dyta.
Gjesti ka detyruar fituesen të largohet mes lotësh nga skena, siç shfaqet edhe në video, për tu përfshirë më vonë në një sherr në prapaskenë.
Më vonë, Da Silva njoftoi përmes një postimi në Facebook se po trajtohej ne spital për plagë të marra në kokë pas incidentit.
Gruaja sqaroi se do të ngrinte padi ndaj fyerjeve të paarsyeshme ndaj saj, siç i cilësoi. Një tjetër modele e përfshirë në konflikt u vu gjithashtu ne pranga. Da Silva ka rifituar sërish kurorën e saj, ndërsa organizatorët i kanë kërkuar Karoline Jurie të kërkojë falje publike. (A2 Televizion)