Kasandër Noga, autori i dyshuari plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel fundjavën e shkuar, është arrestuar në Vjenë. Dyshohet se ai po përgatitej të fluturonte drejt Shqipërisë për të humbur gjurmët pas krimit. Mediat austriake raportuan se 45-vjeçari shqiptar u ndalua një ditë më parë pas kërkesës së autoriteteve belge. Agjentët në Vjenë kishin informacione se Noga ndodhej në Austri dhe se gjatë ndalimit nuk bëri rezistencë. Sipas informacioneve dhe letërporosisë së mbërritur në Shqipëri, Policia ushtroi kontrolle por rezultoi se 45-vjeçari nga Fieri nuk kishte hyrë në territorin e vendit ton, kjo edhe për shkak se fluturimi i tij për në Shqipëri ishte bllokuar. (A2 Televizion)
Arrestohet në Vjenë Kasandër Noga, dyshohet se qëlloi ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë
