Tifozët e United kundër drejtuesve, por bojkoti i ndeshjes anulohet

Nga Dea Kozma
9 Nëntor 2026, 13:25 | Futboll

Tifozët e United kundër drejtuesve, por bojkoti i ndeshjes anulohet

As rezultati në fushë, as spektakli me tetë gola nuk e larguan vëmendjen nga ajo që ndodhi në tribunat e Old Trafford. Tifozët e Manchester United organizuan një tjetër protestë kundër drejtuesve të klubit, me një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë: “Ne nuk duam një stadium të ri, duam pronarë të rinj!”.

Pakënaqësia lidhet edhe me projektin për ndërtimin e një stadiumi të ri, pasi një pjesë e tifozëve kërkon që investimet të shkojnë fillimisht për përforcimin e skuadrës dhe jo për blerjen e tokave për stadiumin e ri.

Ishte planifikuar edhe një largim masiv nga stadiumi në minutën e 21-të, në shenjë proteste për 21 vite që pronarët aktual janë në klub, por kjo nismë nuk u realizua. Një tjetër mesazh i qartë se për tifozët e United, ndryshimi duhet të nisë nga drejtimi i klubit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos