
Një spektakël i çmendur në Old Trafford, ku Manchester United dhe Aston Villa dhuruan një barazim 4-4, me dramën që kulmoi në minutat shtesë.
Miqtë e nisën në mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar dy herë brenda katër minutave. Alysson zhbllokoi sfidën që në minutën e parë, ndërsa Nicolas Jackson dyfishoi shifrat. Por United reagoi. Bruno Fernandes shkurtoi diferencën nga pika e bardhë, ndërsa Youri Tielemans vendosi baraspeshën në minutën e 44-t.
Megjithatë, pjesa e dytë nisi sërish me avantazhin e Aston Villa-s. John McGinn realizoi penalltinë për 3-2, ndërsa Leon Goretzka çoi shifrat në 4-2 në minutën e 53-të.
Kur gjithçka dukej e vendosur, United nisi një rikthim të jashtëzakonshëm. Joshua Zirkzee shënoi në minutën e 92-të, ndërsa Patrick Dorgu, në të 96-ën, me një goditje me kokë, shpërtheu festën në Old Trafford.
Një pikë e shpëtuar për United, por dy të humbura për Aston Villa-n, që pa t'i ikte nga duart një fitore e madhe. (A2 Televizion)