Arsenal armësh në banesë, arrestohet 36-vjeçari, procedohet babai

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 09:19 | Kronikë
Arsenal armësh në banesë, arrestohet 36-vjeçari,

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Dibër dhe sekuestrohet një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek.

Sikurse njofton policia, është arrestuar 36-vjeçari Elvis Tola ndërsa u procedua penalisht në gjëndje të lirë babai i tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale , si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e policisë falë punës së mirërganizuar kanë ushtruar kontoll në banesën e 36 vjeçarit, në fshatin Çidhën, dhe si rezultat gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Elvis Tola, 36 vjeç, banues në fshatin Çidhën, njësia Administrative Arras, Dibër, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç (babai i të arrestuarit).”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos