
Arsenal vijon marshimin e tij në krye të Premier League. “Topçinjtë” fituan mbrëmjen e së hënës ndaj West Ham, me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku Granit Xhaka la shenjën e tij me një asist.
Miqtë e mbyllën me fitore pjesën e parë, pas një goli me 11-metërsh të Benrahma (27’), por Arsenal përmbysi gjithçka në 45 minutat e dyta, me golat e Saka, Martinelli dhe Nketiah.
Skuadra e Mikel Artetës kryeson me 40 pikë, 7 më shumë se Newcastle i vendit të dytë dhe 8 më shumë sesa Manchester City i vendit të tretë. (A2 Televizion)