
Arsenal është në krizë të plotë rezultatesh. Edhe java e 15-të e Premier Ligës angleze i gjeti ‘topiçnjtë’ në të njëjtat pozita, që prej ditësh ka shkarkuar edhe trajnerin Emeri, por pa efekt.
Londinezët u mundën 2-1 nga Brighton duke lënë të zhgënjyer të gjithë të pranishmit në Emirates. Arsenal nuk fiton në kampionatin anglez prej 6 tetorit, ndërkohë që në 7 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 humbje dhe katër barazime.
Skuadra drejtohet aktualisht nga ish futbollisti Fredrik Ljunberg megjithatë nuk duket e gjatë dita e fundit e suedezit në krye të stolit. Në takimin tjetër të javës së 15, Newcastle mundi 2-0 Sheffield United. (A2 Televizion)