Arsimi i lartë, Berisha: Të përgjysmohen tarifat dhe të financohet kërkimet shkencore

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 19:40 | Politikë
Arsimi i lartë, Berisha: Të përgjysmohen tarifat dhe të

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një tryezë me akademikë dhe pedagogë, teksa diskutonte për problematikat që has arsimi i lartë, tregoi disa prej faktorëve që, sipas tij, do të ndryshonin gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sistemi i arsimit në vendin tonë.

“Arsimi ka nevojë urgjente për krijimin e kushteve dhe hapjen drejt të rinjve, ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor të trajtimit të pedagogut, përgjysmimin e tarifave dhe shumëfishimin e financimit të kërkimeve shkencore”, tha Berisha.

Ndërkohë, jetike për arsimin, Berisha cilësoi protestat që, sipas tij, duhet të bëhen nga studentët. “Një lëvizje e fuqishme proteste është rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj rrokullisje të madhe në arsim”.

Alarmante cilësoi edhe ligjin e arsimit të lartën për të cilin theksoi se duhet të ndryshojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos