
Avokati Genc Gjokutaj u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se çështja e PD po zvarritet nga gjykatat. Sipas tij, kjo po ndodh me qëllim që kjo parti të mos jetë subjekt elektoral në zgjedhjet e ardhme.
“Gjyqtarët nuk mund të lajthisin në një formë të tillë. Kjo është një ndërhyrje e fortë politike, e cila detyron gjykatën që në mëngjes të përdorë një standard dhe në darkë të përdorë një standard tjetër.
Nga njëra anë, subjekti që ankimon këtë vendim thotë të bashkohemi dhe nga ana tjetër, këtë vendim e çon në Apel. Çfarë synohet të provohet në Apel? Ky vendim çohet në Apel për të mos i dhënë formë të prerë për arsye që PD e dalë nga 11 dhjetori të mos jetë subjekt elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale. Të gjitha arsyetimet të çojnë atje”, tha Gjokutaj. (A2 Televizion)